Shumë vizitorë në Shqipëri fluturojnë direkt për në aeroportin e Korfuzit (Kerkyra) dhe më pas marrin tragetin për në Sarandë. Nga porti i Korfuzit çdo ditë ka dy tragete që marrin pasagjerët në portin e Sarandës në Shqipëri. Saranda është 15 minuta larg me makinë, nga Ksamili. Ne mund të ofrojmë taksi dhe t’ju marrim nga porti dhe t΄ju çojmë në Apartamentet RIA- së.
Kur të mbërrini në Korfuz, është mirë të jeni në port sa më herët të jetë e mundur, afërsisht 1 orë para nisjes. Trageti niset ekzakt në orën 09:00 dhe në orën 18:30 kështu që edhe ju të keni kohë në dispozicion.Ju rikujtojmë se ora në Greqi është 2 orë përpara orës në Britani dhe 1 orë përpara orës në Shqipëri.
Ju mund të blini bileta për këtë anije nga zyra në anën e kundërt të rrugës së portit. Aty ku është një dyqan i madh kafe i quajtur “Sette Venti”, në anën e portit, dhe vetëm duke kaluar rrugën ju do të shihni shumë zyra të vogla që shesin bileta, ju duhet të gjeni linjën Jon Cruise / Dolphin.
Nëse keni ndonjë problem ju mund të na telefononi dhe ne do t’ju ndihmojë për të arritur në destinacionin tuaj.
Nëse ju udhëtoni në këmbë, ne mund të dërgojmë taksi për ju, në mënyrë që sapo të mbërrini në port dikush t’ju presë për t’ju sjellë direkt tek Apartamentet RIA – së.
Nëse jeni duke udhëtuar me makinën tuaj, dhe dëshironi të vini nga porti i Sarandës, rruga për në Ksamil është shumë e thjeshtë.
Kur dilni nga porti kthehuni djathtas dhe vazhdoni rrugën drejt. Shumë shpejt do të shikoni një garazh të madh dhe aty kthehuni djathtas dhe vazhdoni rrugën drejt. Rrugës ka shenja që tregojnë drejtimin për në Ksamil, ndiqini ato deri sa të arrini në qendër të qytetit ku do të shihni Tirana Bank. Ndiqni rrugën kryesore për rreth 150 metra dhe në të djathtë do të shikoni Apartamentet RIA – së.
Nëse keni ndonjë problem ju mund të na telefononi dhe ne do t’ju ndihmojë për të arritur në destinacionin tuaj.
Nga porti grek i Igumenicës, ju mund të merrni një autobus ose një taksi për në kufirin shqiptar kalimi [quhet “Mavromati” në greqisht dhe “Qaf Bot” në anën shqiptare] në Konispol dhe nga atje në Ksamil. Në doganë pas kontrollit të pashaportave ju mund të hipni në autobusin që ju çon deri në qendër të Ksamilit.
Nëse jeni me makinën tuaj, dilni nga porti në të majtë dhe ndiqni rrugën deri në pompën e benzinës BP. 50 metra pas pompës së benzinës BP kthehuni majtas dhe ndiqni rrugën për Saiada. Ju do të kaloni një urë dhe ndiqni shenjat për “Mavromati”. Merrni këtë rrugë për 15 minuta deri sa të arrini në pikën kufitare.
Pasi të keni kaluar kufirin shqiptar ndiqni rrugën kryesore për rreth 3km (vazhdoni dha kaloni pompën e benzinës) derisa do të shikoni një tabelë me një një pirun në rrugë. Prej këtu, ndiqni shenjat për Butrint. Kjo rrugë do t’ju çojë në kalimin e ujit. Pasi të keni kaluar ujin, ndiqni rrugën për rreth 2 km deri sa të arrini në Ksamil. Kur të mbërrini në Ksamil, Apartamente RIA – së ndodhen në anën e majtë rreth 200 metra poshtë rrugës. Shenjat gjatë rrugës janë shumë të qarta, kështu që nuk do të keni probleme për të arritur aty ku duhet.