Ksamil, Sarande, Albania
+355 696 965 471, +30 697 559 0402
info@ksamil-apartments.com
Book Now
Ksamil
Home > Ksamil
KSAMIL, SARANDË, SHQIPËRI

RRETH KSAMILIT

Turistët europianë sapo kanë filluar të zbulojnë bukurinë e bregdetit jugperëndimor të Shqipërisë. Të tilla thesare të fshehura si Ksamili janë akoma të pazbuluara dhe të paprekura, vend i qetë për të kaluar pushime ideale. Qyteti i Ksamilit është i rrethuar nga uji, me detin Jon në Perëndim dhe në brendësi liqeni mahnitës i qytetit të vjetër të Butrintit. Zona ka një reliev të pasur me male të gjelbëra kacavjerrëse me shumë lumenj dhe burime me ujë të pastër.

Ksamili shtrihet gjatë vijës bregdetare me dy plazhe të gjata me rërë dhe limane të vogla të izoluara, me ujërat kristale të pastra nga kanali që kalon midis Shqipërisë dhe Korfuzit. Plazhet janë të paprekura dhe u ofrojnë vizitorëve një  strehë private të rehatshme nga jeta e zhurmshme e qytetit të Sarandës.

Mund të kaloni pushime relaksuese në Ksamil në kohën tuaj të lirë. Qëndroni nën rrezet e diellit dhe shijoni mbasditet në plazh duke pirë birrën vendase apo kokteje nga baret aty pranë apo taverna. Pse të mos marrësh me qera një pedalo dhe të shëtitësh në plazh për të gjetur një vend të rehatshëm për të kaluar një mbasdite të paharruar dhe të këndshme? Uji i ngrohtë është ideal për not, zhytje dhe peshkim. Për turistët më guximtarë xhet skitë janë në dispozicionin tuaj për të marrë me qera, për të akrobatuar në ujërat e kaltra dhe të shijoni rrezet e diellit me shpejtësi të madhe.

ksamil apartamente

Plazhet e Ksamilit janë të populluara edhe nga vendasit edhe nga turistët. Një “zhytje” e shkurtër në Ksamil, ujërat e ngrohta do t”ju çojnë në të famshit “tre ishuj” ku mund të bëni zhytje apo të bëni banjo dielli në një mjedis të mrekullueshëm. Ekziston edhe një mundësi tjetër në baret e vogla në ishullin e gjelbër më të madh, duke i dhënë mundësinë turistëve të pirë diçka në një vend privat.

Për këshilla se ku të shkoni dhe çfarë të bëni përpara, na pyesni për sugjerime dhe rekomandimet tona në “Apartamente Ria” dhe ne do të përshtatim vizitën tuaj me dëshirat tuaja. Ju premtojmë se pushimet në Ksamil do të jenë një eksperiencë me të vërtetë të paharrueshme, unike! Për ata vizitorë që i pëlqejnë aventurat mund të kenë dëshirën për të eksploruar zonën përreth duke ecur nëpër male duke ndjekur rrjedhat ujore të Rivierës Shqiptare.

ria apartamente, ksamil

Ksamili ka një larmi të madhe me restorante në të gjithë qytetin dhe gjatë plazhit, ku mund të shijoni kuzhinën vendase dhe atë të huaj me gatimin e shkëlqyer me ushqime dhe produkte të freskëta vendase. Mos u largoni pa provuar edhe midhjet vendase të freskëta nga liqeni I Butrintit- një kënaqësi e papërsëritshme.

Nëse udhëtoni me familjen tuaj, ose çift ju do të gjeni një vend të përshtatshëm për të shijuar një pije të qetë, apo për të përjetuar natën shqiptare me turistë të tjerë dhe vendas. Atje ndodhen disa bare dhe kafene të  hapura nga mëngjesi herët deri natën vonë, të cilat gjithmonë  do t’ju ofrojnë një atmosferë gumëzhuese dhe të shijoni vërtet kulturën moderne shqiptare.

Ksamili ndodhet në një vend ideal, 15 minuta në jug të Sarandës, dhe vetëm një distancë të shkurtër, në veri të zonës, e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO – s, qytetit të lashtë romak dhe mesjetar i Venedikut, Butrintit.

Sarande

Sarande, Ksamil ApartmentsPër ata që duan të blejnë diçka, ju sugjerojmë për të bërë një udhëtim të shkurtër në qytetin e Sarandës, arrin shpejt me makinë apo autobus lokal. Qyteti ofron larmi të madhe për të gjithë ata që kërkojnë të blejnë diçka të veçantë, qoftë nga tregu vendas, tregtarët e rrugës, apo nga firmat e njohura.

Saranda ndodhet në jugperëndim të Shqipërisë në detin Jon, vetëm pak milje nga ishulli grek i Korfuzit. Ajo është larg rreth 280 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës. Saranda lidhet me Portin e ishullit të Korfuzit nëpërmjet tragetit “dolphin”, i cili kryen udhëtime çdo ditë, midis dy qyteteve.

BUTRINTI I LASHTË

Butrint, Ksamil ApartmentsGjatë vizitës në Ksamil, është thelbësore që ju të vizitoni zonën lokale historike, Butrintin e lashtë. Butrinti ndodhet në një park kombëtar, i rrethuar nga një lagune piktoreske, rrënojat e Butrintit të lashtë u ofrojë vizitorëve një eksperiencë të papërsëritshme. Butrinti, një qytet i lashtë dikur u pushtua nga Cezari, është njohur si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO- së që nga viti 1992.

Sapo hyni në atë zonë menjëherë ndodheni në një epokë të ndryshme, të pasur me thesare të rëndësishme arkeologjike. Një ditë me diell mund të kalohet duke eksploruar tempuj, teatro dhe tregjet e Butrintit, dhe familjet mund të shkojnë për piknik në mesin e natyrës së virgjër që ofrojnë parqet përreth. Butrinti i lashtë është një perlë e vërtetë, që nuk duhet humbur nga të gjithë ata që kalojnë pushimet në Shqipëri.

BLUE EYE “SYRI I KALTER”

Blue Eye, Ksamil ApartmentsPushimet në Ksamil nuk do të jenë të plota pa një vizitë të paharrueshme tek liqeni “Syri i Kaltër”.The BLUE EYE apo “Syri i Kaltër” ashtu siç është e njohur në Shqipëri, ndodhet gjatë rrugës midis Sarandës dhe Ghiorgnzzati. Nëse jeni me makinën tuaj nga Saranda drejt Ghiorgnzzati, kthesa që do të merrni është në krahun e majtë tuajin, rreth tetë milje nga Saranda. Ju mund të arrini tek “Syri i Kaltër” në rreth 40 minuta nga Apartamente RIA-së.

Syri i Kaltër është  një liqen me rreth 45-metra të thellë të vendosur në mes të një pylli me lajthi, arra, qershi, pisha dhe qiparisë. Flluskat e ujit dhe shkuma në sipërfaqe të liqenit nën rrezet e diellit, krijojnë iluzionin e një syri të mrekullueshëm blu, një krijim i bukur dhe thjesht natyror.

Këtu ju mund të kaloni një drekë të shijshme tipike shqiptare në restorant duke shijuar pamjen mahnitëse. Përndryshe vizitorët mund të bëjnë piknik nën hijen e pemëve të shumta dhe të kalojnë një pasdite relaksuese dhe duke shijuar magjinë e “Syrit të Kaltër”.